Aktualitet
Protestuesit thyen dyert dhe xhamat e godinave në Qytet Studenti
Protestë në Tiranë, thyer dyert dhe xhamat në Qytet Studenti

Prej orëve të mëngjesit vijon situata e tensionuar në Tiranë për shkak të protestës. Aktualisht, një grup protestuesish kanë shkuar te Qytet Studenti ku kanë marrë stolat aty dhe kanë thyer dyert dhe dritaret e godinave. Deri më tani nuk ka prezencë të policisë. Nga ana tjetër, studentët janë larguar të frikësuar nga godinat.