Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një 45-vjeçar plagoset
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, një 45-vjeçar është plagosur dhe autorit i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës në Tiranë. I plagosur është një 45-vjeçar, Dodë Legisi, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë një plagë në kofshë.
Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.