Protestuesit sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë e leva hekuri, thyejnë dyer e dritare dhe futen brenda godinave!
Protesta e dhunshme në Tiranë, sulmi i konvikteve, studentët të trembur dhe të pambrojtur.

Protesta e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë për 3 ditë ka marrë përmasa të frikshme. Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, ku ndodhen studentë. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.
Një student i konvikteve në Qytetin Studenti tha se: "Në Qytetin Studenti në Konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë". Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit e dhunshëm e të maskuar kanë plaçkitur e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë.