Aktualitet

Egnatia barazoi me Midtjylland në debutimin në Ligën e Konferencës

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Egnatia barazoi 1-1 me Midtjylland në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, në një takim të ngushtë në "Elbasan Arena".

Foto nga burimi: Egnatia debutim pozitiv në Ligën e Konferencës/ Takimi në “Elbasan Arena” me Midtjylland përfundoi 1-1

Futbollistët kampionë të Shqipërisë, ata të Egnatias së Rrogozhinës, morën pikën e parë në ndeshjen e parë të tyre në kupat e Europës. Në "Elbasan Arenë", aty ku ndeshja u zhvendos për shkak të protestave të ashpra në Tiranë, skuadra e trajnerit Nevil Dede barazoi 1-1 me rivalin danez, Midtjylland.

Golat u shënuan shpejt, nga Gruda për shqiptarët në minutën e 26-të dhe nga Ço për miqtë, gjashtë minuta më pas. Natyrisht, përballja nuk ishte e lehtë për rrogozhinasit, edhe pse ata janë tri herë radhazi kampionë të vendit. Midtjylland është një kudërshtar me shumë më tepër përvojë, me 143 ndeshje kontinentale, dhe që ka arritur vite më parë fazën e grupeve në Champions apo në Ligën e Europës, madje në këtë të fundit, ka qenë e pranishme në dy sezonet e mëparshme.

Po ashtu, Egnatia luftoi ndaj një skuadre shumë më të pasur, që vlen 107 milionë euro, dhe që ka rroga prej 12 milionë eurosh në sezon, ndërsa ekipi ynë vlen gjithsesj rreth 7 milionë euro. Diferenca në fushë u duk, deh miqtë patën më shumë raste, ndërsa atyre iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje. Sidoqoftë, fakti që u mbajt barazimi flet shumë.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Nevil Dede do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj ekipit tjetër danez, Arhus, jashtë fushe në 22 tetor.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.