Policia: Protestuesit nuk ishin në komisariat, por në një institucion shtetëror
Policia e Shtetit ka reaguar për pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se protestuesit e arrestuar shihen të shtrirë përtokë në ambientet e komisariatit.

Policia e Shtetit ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se protestuesit e arrestuar shihen të shtrirë përtokë në ambientet e komisariatit. Sipas Policisë, personat nuk ndodheshin në komisariat, por në ambientet e një institucioni shtetëror, ku u kapën në flagrancë teksa tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e Policisë. Pamjet tregojnë momentet e para të neutralizimit të tyre, dhe pas këtij momenti, personat janë shoqëruar në komisariat.