Protestuesit: Studentët nuk kanë dhunuar bizneset, ata që e kanë bërë nuk janë studentë
Protestuesit kanë shprehur se ata nuk kanë dhunuar bizneset, por institucionet shtetërore. Ata kanë thënë se ata që kanë bërë dhunën dhe sulmet janë të paguar për ta prishur protestën.

Gjatë një interviste në Top Story, katër protestues kanë ngritur zërin dhe kanë treguar arsyet përse ata kanë dalë në këtë tubim, që sipas tyre, nuk do të ndalet. Sa i përket akteve të dhunës dhe sulmeve ndaj bizneseve private, ata shprehin se nuk është ky "targeti" i tyre, por vetëm institucionet shtetërore.
"Studentët nuk kanë dhunuar bizneset, ata që e kanë bërë nuk janë studentë", u shpreh protestuesja Anjeza Marku. Një koment kishin edhe për mënyrën se si janë trajtuar dhe përballuar me policinë.
"Me institucionet është revoltë, kanë deshtuar. SPAK i ka marrë të gjithë, dhe bemë sikur ai (kryeministri) është vetëm. Policët janë ndarë në dy kampe… Kemi nga ata që janë aty për buken e gojës dhe janë të detyruar të veprojnë ashtu, por ka dhe nga ata që me ne nxjerrin mllëfin e tyre që i mbajnë aty 12 orë. Unë u bej thirrje të bashkohen me anën tonë", u shpreh një tjetër protestues, Antonio Sino.
"Duam të ndajmë dy palët, kam parë policë që kanë arrestuar një protestues dhe e gjuanin dhe e tërhiqnin zvarrë, por ka pasur dhe nga ata që na kanë thënë 'kujdes, jemi ne këtu'. Ata që dhunojnë dhe sulmojnë biznesin privat, mund të jenë të paguar për ta prishur këtë protestë", tha protestuesja Artenisa Lami.