Kronikë

16 të arrestuarit për masën e sigurisë dalin sot para gjykatës

1 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

16 protestues të arrestuar në ditën e parë të protestës do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Foto nga burimi: Ranë në pranga ditën e parë të protestës, 16 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë - Shqiptarja.com

16 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Një pjesë e mirë prej tyre ishin të maskuar. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç. Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë. Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.