Elon Musk prezanton makinën e ri që mund të fluturojë
Elon Musk ka prezantuar makinën e ri të prodhuesit të automjeteve elektrike, Tesla, e cila mund të fluturojë. Makina, e quajtur Tesla Roadster, ka një sistem thithjeje me ventilator dhe shtytës për kontrollin e lartësisë dhe shtytës kryesorë në pjesën e pasme, duke e bërë të mundur që të fluturojë si një raketë.

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk u dha fansave të Tesla-s një mundësi për ta parë nga afër projektin më të ri dhe ndoshta më ambicioz të prodhuesit të automjeteve elektrike, mbrëmjen e së enjtes, Tesla Roadster-in, i cili pritej të prezantohej që kohë shumë kohë.
Në një demonstrim spektakolar, Roadster-i, makina e vetme e Tesla-s që drejtohet manualisht, u ngjit në një rampë të lartë dhe të lakuar, u kthye përmbys, më pas u hodh nga skaji i rampës, kreu një rrotullim në ajër dhe u ul në mënyrë të sigurt në tokë, ndërsa publiku duartrokiste.
Sipas Lars Moravy-t, zëvendëspresident i Tesla-s për inxhinierinë e automjeteve, i cili po prezantonte së bashku me Musk-un, Roadster-i përdor një “sistem thithjeje me ventilator” në pjesën e poshtme të automjetit. Ai shpjegoi se ky sistem mund të krijojë forcë deri në 2 G, duke bërë të mundur që makina të ecë përmbys.
Musk shtoi se Roadster-i ka “shtytës për kontrollin e lartësisë dhe shtytës kryesorë në pjesën e pasme, kështu që në thelb mund të fluturojë si një raketë”. Ai mund të kryejë rrotullime dhe manovra akrobatike të jashtëzakonshme, duke bërë shaka se kjo “nuk është domosdoshmërisht një makinë e optimizuar për sigurinë”.