Aktualitet
Gjimnazistët e Lezhës dalin në protestë, bojkotojnë mësimin
Gjimnazistët në Lezhë kanë bojkotuar mësimin dhe janë dalë në protestë në mes të qytetit.

Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke lënë klasat dhe duke dalë në protestë. Nxënësit janë mbledhur duke mbështetur kështu protestën e studentëve në kryeqytet. Deri në këto momente, nuk raportohen incidente apo përplasje pasi protesta është e qetë. Mbetet për t’u parë nëse protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të tjerë gjatë orëve në vijim.