Ekonomi
Protestat në Tiranë/ Bizneset marrin masa, mbulojnë xhamat! Lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni
Protestat në Tiranë vazhdojnë, bizneset marrin masa për të mos qenë shënjestër për protestuesit.

Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve. Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni.”