Protesta e nxënësve përhapet në Lezhë dhe qytete të tjera
Protesta e të rinjve përhapet në Lezhë dhe qytete të tjera, gjimnazistët bojkotojnë mësimin dhe dalin në rrugët e qytetit për të protestuar.

Protesta e të rinjve për nxënës është përhapur në Lezhë dhe qytete të tjera. Në Lezhë, një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar.
Ndërkohë, në Lezhë është shtuar prania e policisë, me efektivë të vendosur pranë institucioneve kryesore për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin.
Edhe në Fier pritet të zhvillohet një protestë. Forcat e policisë janë pozicionuar në sheshin qendror të qytetit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, në një lëvizje që lidhet me protestën e paralajmëruar.