Kronikë
Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar
Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar gjatë protestave të studentëve.

Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar që ditën e parë të protestës së studentëve. Familjarët e të rinjve të arrestuar presin në gjykatë për fatin e fëmijëve të tyre. Mes të arrestuarve ka edhe të mitur. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit dhe u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Protesta masive vazhdoi për dy ditë të tjera me radhë përgjatë ditës dhe natës, duke përfshirë edhe rrethe të tjera të vendit.