Ministri Gogu: Studentët janë pjesë e punës për të asistuar qytetarët, dera jonë mbetet e hapur për ta
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka deklaruar se studentët që janë angazhuar në Qendra e Ndihmës Juridike Falas nuk janë ata që po shkatërrojnë dhe djegin Tiranën. Ai ka thënë se dera e Qendrës mbetet e hapur për studentët.

Sipas shifrave, ka pasur mbi 800 trajnime dhe 373 praktikantë. Këtë vit janë angazhuar 80 studentë të drejtësisë, ndërsa 12 të tjerë me rezultate të shkëlqyera, janë punësuar. Ministri i Drejtësisë thotë se dera për studentët mbetet e hapur në çdo rast.
“Ata që shkatërrojnë dhe djegin nuk përfaqësojnë studentët. Studentët janë pjesë e punës për të asistuar qytetarët: mbi 800 janë trajnuar dhe 373 kanë kontribuar gjatë praktikave tremujore. Vetëm këtë vit janë angazhuar 80 studentë të drejtësisë, ndërsa 12 studentë ekselentë janë punësuar pranë shërbimit. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë më shumë. Dera jonë mbetet e hapur për ta, edhe kur nuk bien dakord me ne”, shkruan Gogu.