Kronikë
Arrestohet 39-vjeçari që tentoi ta qëllojë bashkëjetuesen dhe ushtroi dhunë në Shkodër
Një 39-vjeçar u arrestua në Shkodër për të ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe për tentimin e goditjes me thikë.

Shërbimet e Policisë Shkodër kapën në flagrancë një 39-vjeçar për të ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe për tentimin e goditjes me thikë. Shtetasja e dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".