Protestë sërish në Korçë, policia blindon institucionet dhe gjimnazet
Protesta e paralajmëruar për orën 10:00 në Korçë, policia vendos forca të shumta pranë institucioneve dhe gjimnazet për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan tubimin e djeshëm. Ndryshe nga dita e djeshme, këtë mëngjes forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat e shtuara vijnë pas ngjarjeve të djeshme, ku pati bllokim të rrugëve dhe dëmtime në disa institucione, ndërsa 25 persona u shoqëruan në polici dhe dy të rinj u arrestuan. Mbetej për t'u parë nëse protesta e paralajmëruar për orën 10:00 do të zhvillohet dhe nëse do të ketë sërish tensione në qytet.