Arrestohet 17-vjeçari që kundërshtoi policinë dhe u kap me kokainë pranë shkollës në Vlorë
Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kokaine pranë një shkolle në lagjen “Pavarësia”. Ai kundërshtoi efektivët gjatë ndalimit dhe u gjetën doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.

Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kokaine pranë një shkolle në lagjen “Pavarësia”, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Sipas Policisë, i mituri kundërshtoi efektivët gjatë ndalimit. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike. Në vijim të kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit policor “Shkolla të pastra” dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër fazë të këtij operacioni, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Vlorë.
Ky shtetas, në momentin e ndalimit afër një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. DVP Vlorë vijon kontrollet dhe veprimet hetimore në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me narkotikët, veçanërisht në mjediset pranë institucioneve arsimore.