Kronikë

Protesta në Korçë: 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim për sulmet e tyre kundër policisë dhe institucioneve

2 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim për akte të dhunës gjatë protestës së djeshme në Korçë.

Foto nga burimi: Protesta në Korçë/ Sulmuan me gurë policinë dhe institucionet, 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim, mes tyre 15 të mitur - Shqiptarja.com

Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim për akte të dhunës gjatë protestës së djeshme në Korçë. Sipas Policisë, dhjetëra protestues, disa prej tyre të maskuar, kanë sulmuar me gurë, pllaka guri dhe sende metalike efektivët e rendit dhe institucionet shtetërore. Nga sulmet u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe një pjesë e infrastrukturës publike.

Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.

Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit "Fan. S. Noli" dhe gjimnazit "Raqi Qirinxhi", si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.