Ina Zhupa: Policë civilë hipin në makinën e policisë pas vandalizmit në QS, skenar për të frikësuar studentët
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video ku shfaqen persona me rroba civile që largohen me shpejtësi drejt një makine policie pas një akti vandalizmi në Qytetin Studenti.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj xhamave të Qytetit Studenti, duke publikuar një video ku shfaqen persona me rroba civile që largohen me shpejtësi drejt një makine policie pas një akti vandalizmi. Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor Policinë e Shtetit si instrument frike dhe presioni për të frikësuar studentët, për të terrorizuar prindërit dhe për të shuar protestën e të rinjve. "Studentët nuk i tremb dot me skemat e tua. Prindërit nuk i mashtron dot me vandalizëm të organizuar", shprehet Zhupa, e cila e mbyll reagimin me thirrjen për dorëheqjen e Ramës. "Policia e Shtetit, në vend që të garantojë sigurinë e qytetarëve, po përdoret si instrument frike dhe dhune për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës!", thotë Zhupa. Ajo argumenton se skena e shfaqur në video është një skenar i mirëorganizuar për të frikësuar studentët, të terrorizuar prindërit dhe të detyrohet të rinjtë të largohen nga Tirana, që protesta e tyre e drejtë të shuhet. Zhupa deklaroi se Edi Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në një instrument për të mbajtur pushtetin me frikë, presion dhe dhunë, në vend që ta mbajë në shërbim të qytetarëve. "Shqiptarët nuk janë budallenj! E kuptojnë kur pushteti kërkon të trembë të rinjtë, kur përpiqet të heshtë zërat kundër dhe kur përdor çdo skemë për të shpëtuar veten", thotë Zhupa. Ajo pohon se studentët nuk i tremb dot me skemat e Rama, prindërit nuk i mashtron dot me vandalizëm të organizuar dhe një protestë të drejtë nuk e ndal dot me përçarje, por vetëm me dorëheqje.