Aktualitet
Protesta në Elbasan, digjen kosha mbeturinash në rrugë
Në Elbasan, ka nisur protesta me marshim në rrugët e qytetit, ndërsa ka pasur incidente dhe djegie të koshave të mbeturinave në rrugë.

Në Elbasan, ka nisur protesta me marshim në rrugët e qytetit. Kanë nisur edhe incidentet e para, me djegie të koshave të mbeturinave në rrugë. Zjarrfikësja ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në qendrën e qytetit, pak më parë, ndodhej edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili bisedoi me protestuesit.