Ekonomi

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar: Protesta, e drejtë demokratike! Dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme

3 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar ka dalë me një reagim për protestat e studentëve, duke deklaruar se dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshëm dhe se protesta është e drejtë demokratike.

Foto nga burimi: Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar: Protesta, e drejtë demokratike! Dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar ka dalë me një reagim lidhur me protestat e studentëve, duke deklaruar se dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshëm dhe se protesta është e drejtë demokratike. Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar më reagim ka shprehur solidaritetin me sipërmarrësit, punonjësit dhe qytetarët e prekur.

“E drejta për të protestuar është e shenjtë në një shoqëri demokratike, por asnjë kauzë politike apo pakënaqësi qytetare nuk mund të shërbejë si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin. Protesta është shprehje e lirisë, ndërsa vandalizmi është cenim i rendit demokratik, i sigurisë dhe i të drejtave të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar gjithashtu thekson se sulmet ndaj bizneseve nuk dëmtojnë vetëm pronën e sipërmarrësve. Sipas tyre ato rrezikojnë vendet e punës, mirëqenien e familjeve, marrëdhëniet ekonomike dhe besimin e investitorëve.

“Shkatërrimi i pronës publike është po ashtu shkatërrim i pasurisë së përbashkët, për të cilën paguajnë të gjithë qytetarët.

Si një organizim që angazhohet për bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, rajon dhe diasporë, Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar e konsideron sigurinë e sipërmarrjes dhe mbrojtjen e investimeve si çështje me rëndësi kombëtare.

Shqipëria ka nevojë për investime të reja, zhvillim ekonomik, vende pune dhe rikthim të kapitalit e përvojës së diasporës. Pamjet e dhunës dhe të shkatërrimit dëmtojnë imazhin e vendit, krijojnë pasiguri dhe cenojnë besimin e atyre që synojnë të investojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Asnjë përplasje politike nuk duhet të zhvillohet në kurriz të sipërmarrjes, të punonjësve dhe të ekonomisë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Forumi u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë e qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik. Në reagim theksohet se aktet e dhunës duhet të hetohen me paanshmëri dhe përgjegjësit të përballen me ligjin, duke respektuar plotësisht të drejtat e protestuesve paqësorë dhe parimin e proporcionalitetit në veprimet e autoriteteve.

“Njëkohësisht, u bëjmë thirrje forcave politike dhe organizatorëve të protestave të tregojnë përgjegjësi publike, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të distancohen qartë e pa ekuivok nga çdo formë dhune dhe vandalizmi.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar beson se zhvillimi, stabiliteti institucional, respektimi i pronës dhe sundimi i ligjit janë themelet mbi të cilat ndërtohet një ekonomi e qëndrueshme dhe një hapësirë ekonomike shqiptare më e bashkuar.

Shqipëria nuk ndërtohet duke e shkatërruar!

Protesta është e drejtë demokratike. Dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshëm. Siguria e qytetarëve, mbrojtja e pronës dhe liria e sipërmarrjes janë interesa që qëndrojnë mbi çdo përplasje politike”, thuhet në përfundim të reagimit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.