Aktualitet
Protesta shtrihet në Laç dhe Burrel, thyhen xhamat në Pallat të Kulturës
Protesta shqiptare shtrihet në qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë Laç dhe Burrel.

Protesta është shtrirë sot edhe në Laç e Burrel, qytete në të cilat nuk pati tubime në tre ditët e para të protestës. Në Burrel policia ka filluar shoqërimet pas tensionimit të situatës, ndërsa në Laç disa protestues kanë thyer xhamat e Pallatit të Kulturës.