Forcat Operacionale nisin me shoqërimet e protestuesve, nxënës dhe studentë marshojnë nëpër qytete
Forcat Operacionale kanë nisur me shoqërimet e protestuesve që orët e para të mëngjesit, ndërsa nxënës dhe studentë marshojnë nëpër qytete për të protestuar.
Forcat Operacionale kanë nisur me shoqërimet e protestuesve që orët e para të mëngjesit. Një grup protestuesish po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Protestuesit kanë dalë në rrugë në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë për të protestuar kundër ndryshimeve në sistemin edukativ.
Në Lezhë, një grup nxënësish bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë. Ata thyen xhamat e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe asaj jopublike “Rragacionistet”. Dëmtohen kangjella dhe tabela nëpër rrugë. Një i shoqëruar.
Në Elbasan studente e nxënës kanë dalë në shesh. Në Shkodër, studentët marshojnë pranë fakulteteve, thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës. Në Korçë gjimnazistët bojkotojnë mësimin.
Protestuesit në Burrel, djegin pemë në rrugë dhe zhvendosen para komisariatit për të kërkuar lirimin e protestuesit të shoqëruar.