Studentët e Mjekësisë marshojnë në Rrugën e Durrësit, bashkë me disa vajza nga një kafene
Studentët e Mjekësisë kanë organizuar një marshim në Rrugën e Durrësit, duke thirrur qytetarët të bashkohen me tyre në protesta kundër qeverisë.

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin përgjatë rrugës së Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t'u bashkohen protestave kundër qeverisë. "Çohuni nga kafja!”, “Bashkohuni me ne!”, ishin disa nga thirrjet e studentëve, të cilët pritet të stacionohen më pas para Ministrisë së Arsimit. Pas thirrjeve të tyre, një grup vajzash që ndodheshin në një kafene u ngritën dhe iu bashkuan marshimit të studentëve. Ndërkohë, bojkot të mësimit kanë njoftuar edhe studentë të tjerë dhe gjimnazistë, të cilët nuk janë paraqitur në mësim në shenjë proteste.