Bizneset e Rrugës së Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve
Pronarët e bizneseve në Rrugën e Durrësit kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë lënë mesazhe për protestuesit, duke u kërkuar të mos shkatërrojnë punën dhe mundin e tyre.

Ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit, pjesa dërrmuese e bizneseve në këtë zonë kanë mbyllur aktivitetin, duke ulur qepenat nga frika e dëmtimeve të mundshme. Pronarët e bizneseve kanë lënë edhe sot mesazhe drejtuar protestuesve, duke u kërkuar të mos shkatërrojnë punën dhe mundin e tyre. Një prej pronarëve të bizneseve, i cili ishte i mbështetur për kauzën e studentëve, ka shprehur se është në mbështetje të tyre, por kundërshton këtë formë proteste, që dëmton bizneset dhe mundin e njerëzve.