Sociale
Studentët në Vlorë marshojnë drejt Bashkisë, policia nuk i lejon të hyjnë në shkollën “Ali Demi”
Studentët dhe të rinjtë në Vlorë marshojnë nëpër qytet, duke kërkuar që nxënësve të gjimnazit “Ali Demi” të lënë mësimin dhe të bashkohen me protestën kundër qeverisë.

Studentët dhe të rinjtë në Vlorë marshojnë nëpër qytet, duke kërkuar që nxënësve të gjimnazit “Ali Demi” të lënë mësimin dhe të bashkohen me protestën kundër qeverisë. Gjatë marshimit, studentët u ndalën pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, por policia nuk i lejoi të hyjnë në ambientet e shkollës. Pas ndalesës pranë gjimnazit, marshimi i studentëve dhe të rinjve vazhdon në drejtim të Bashkisë së Vlorës, ku pritet të vazhdojnë protestën e tyre.