Aktualitet
Formacioni i raundit të parë të Conference League, përfshin mbrojtësin e Egnatias
Sofascore ka përpiluar formacionin më të mirë të raundit të parë të Conference League, ku përfshin edhe mbrojtësin Enea Bitrin.

Egnatia nisi aventurën e saj në Fazën e Ligës në Conference League me një barazim 1-1 kundër Midtjylland në Elbasan Arena. Portali i specializuar Sofascore ka përpiluar formacionin më të mirë të raundit të parë, ku përfshin edhe Enea Bitrin, mbrojtësin e Egnatias, i cili u vlerësua me 8.6. Paraqitja e Bitrit në këtë ndeshje ishte solide dhe e bëri pjesë e formacionit të raundit të parë të Conference League sipas Sofascore.