OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet në Tiranë
Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Në një deklaratë, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. Organizata riafirmon rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Siguria dhe dinjiteti i të gjithë qytetarëve duhet të garantohen, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Veprimtaria e forcave të rendit është një çështje e vënë në dukje, duke nënvizuar rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në ndërhyrjet policore, si dhe respektimin e garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, të mbështetur te respekti i ndërsjellë, paqja dhe shteti i së drejtës.