Aktualitet
Policia spraps autobotin e ujit, liron rrugën protestuesve në "Rrugën e Durrësit"
Policia ka sprapsur autobotin e ujit në "Rrugën e Durrësit" për të liruar rrugën protestuesve, të cilët vazhdojnë të marshojnë në drejtim të Ministri të Arsimit.

Policia po përpiqet të zbusë situatën me protestuesit te “Rruga e Durrësit” ku ata janë pozicionuar te Ministria e Arsimit. Efektivët po largojnë autobotin me ujë dhe deri më tani nuk regjistrohet ndonjë sulm nga protestuesit. Disa prej tyre kishin gurë në duar, por nuk i kanë hedhur, madje i kanë tërhequr vëmendjen njërit që ka goditur një tabelë reklamash. Protestuesit vijojnë të marshojnë në “Rrugën e Durrësit”, por itinerari i qartë s’dihet ende.