News24 në kulmin e audiencës gjatë protestës studentore
News24 është televizioni më i ndjekur në Shqipëri gjatë protestës studentore, me mbi 1 milion shikime në YouTube dhe 7 milionë në Instagram.

Në ditën e katërt të protestës studentore në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, News24 ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, duke përcjellë gjithçka ndodh në kohë reale. Gazetarët dhe operatorët e televizionit kanë sjellë pamje dhe dëshmi nga terreni, duke u dhënë zë ngjarjeve dhe protagonistëve të tyre. Interesi i publikut për News24 është reflektuar edhe në shifrat e audiencës në ekran dhe në platformat dixhitale. Sipas statistikave, News24 mbetet televizioni më i ndjekur në çdo shtëpi dhe ambient publik gjatë gjithë ditës. Transmetimi i drejtpërdrejtë në YouTube ndiqet nga mbi 15 mijë persona njëkohësisht, ndërsa videot dhe transmetimet e publikuara gjatë ditës kanë regjistruar rreth 1 milion shikime. Edhe rrjetet sociale kanë shënuar një rritje të ndjeshme të interesit. Në vetëm 3 ditë, News24 ka fituar rreth 7 mijë ndjekës të rinj, ndërsa videot e publikuara në Instagram kanë arritur deri në 7 milionë shikime. Këto shifra dëshmojnë interesin e lartë të publikut për të ndjekur zhvillimet e protestës përmes ekranit dhe platformave online të News24.