Ekonomi
Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa biznese qëndrojnë hapur, por me "truproja" jashtë
Protestuesit janë në rrugët e Durrësit, ndërsa disa biznese qëndrojnë hapur, por me masa të sigurisë.

Ndërsa një pjesë e madhe e bizneseve përgjatë Rrugës së Durrësit janë mbyllur nga frika se mund të bien pre e sulmeve dhe shkatërrimit nga protestuesit, disa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë hapur. Por, këta të fundit kanë menduar edhe të marrin masa. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në pjesën e jashtme të një prej bizneseve qëndrojnë tre persona, për të siguruar që protestuesit të mos e prekin.