Vonesa të gjata fluturimesh në Itali për shkak të defekteve teknik
Vonesa të gjata fluturimesh në Itali për shkak të defekteve teknik në sistemin qendror të kontrollit të trafikut ajror.

Fluturimet në Itali janë ndërprerë për shkak të një defekti teknik në sistemin qendror të kontrollit të trafikut ajror. Vonesat në aeroportet kryesore të vendit, si aeroporti i Romës dhe aeroporti i Milanos, kanë arritur mesatarisht dy orë. Katër anulime fluturimesh janë njoftuar në aeroportin "Leonardo da Vinci" të Fiumicino-s. Autoritetet kompetente nuk kanë indikacione se mosfunksionimi është për shkak të një sulmi kibernetik. Aktualisht, nuk dihet kur sistemi do të rikthehet plotësisht dhe kur do të rifillojë rrjedha e qetë e fluturimeve.