Aktualitet

Protesta e të rinjve merr përmasa kombëtare

2 min leximPublikuar më

Burimi: Reporter.al ·

Nxënës të gjimnazeve dhe studentë kanë bojkotuar mësimin për të protestuar kundër qeverisë.

Foto nga burimi: Protesta e të rinjve merr përmasa kombëtare

Nxënës të gjimnazeve dhe studentë pothuaj në gjitha qytetet e vendit kanë bojkotuar të premten mësimin për të protestuar kundër qeverisë duke i dhënë protestës përmasa kombëtare. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen!” nxënësit 15-18 vjeçarë të shkollave të mesve në qytete si Shkodra, Elbasani, Durrësi, Burreli, Peshkopia, Korça, Vlora, Fushë-Arrëzi e me radhë kanë braktisur shkollat dhe janë derdhur rrugëve të qytetit për t’ju bashkuar revoltës së të rinjve kundër qeverisë. Videot e forcave policore që tentojnë të shpërndajë të rinjtë me gaz lotsjellës, me ndalime të dhunshme, në të gjitha qytetet po shpërndahen masivisht në media dhe rrjetet sociale. Të rinjtë gjimnazistë të Kamzës që po marshonin drejt Tiranës u ndaluan në rrugë nga forcat e policisë. Në disa raste qytetarë dhe prindër shihen që ndërhyjnë duke u konfrontuar me policinë në përpjekje për të ndaluar futjen e fëmijëve në furgonat e policisë. E premtaja shënoi ditën e 4-t rrjesht të përshkallëzimit të protestës që vijon prej 4 muajsh e nxitur fillimisht si kundërshtim i një projekti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protesta paqësore e përnatshme që prej muajit Maj tejkaloi në akte të dhunshme dhe përplasje me policinë nga përfshirja masive e studentëve ditën e martë para ministrisë së Arsimit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.