Aktualitet
Përplasjet në Korçë, 13 persona shoqëruar nga policia, të rinjtë rikthehen marshimit
Protesta e të rinjve në Korçë është shoqëruar me përplasje me forcat e policisë, ndërsa 13 persona janë shoqëruar nga efektivët.

Situata vijon të jetë e tensionuar në qytetin e Korçës, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me përplasje me forcat e policisë. Gjatë zhvillimeve të fundit, efektivët kanë shoqëruar 13 persona. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe shpërndarjes së protestuesve, të rinjtë i janë rikthyer marshimit në rrugët e qytetit, duke vijuar protestën. Protestat e gjimnazistëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.