Aktualitet
Tensione në protestën e Lezhës/ Adoleshenti dhunohet nga policia, përplas kokën në trotuar, qytetarët reagojnë ashpër ndaj efektivëve
një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Lezhë, një adoleshent është dëmtuar gjatë konfrontimit me policinë dhe përplas kokën në trotuar.

Një incident i rëndë është regjistruar sot gjatë protestës së të rinjve në Lezhë, ku një adoleshent është dëmtuar gjatë konfrontimit me policinë, duke përfunduar duke goditur edhe kokën në trotuar. Ngjarja ka shtuar tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas incidentit, qytetarët e pranishëm janë irrituar dhe kanë ndjekur nga pas efektivët, duke tentuar t’u vërsulen atyre. Përplasjet kanë vijuar për disa minuta, ndërsa situata në zonë është tensionuar më tej.