Aktualitet
VIDEO/ Protesta e të rinjve në Tiranë: Policët hedhin gaz lotsjellës, të rinjtë pësojnë dëmtime në sy
Protesta e të rinjve në Tiranë, policia hedh gaz lotsjellës dhe disa prej tyre pësojnë dëmtime në sy.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës gjatë protestës së të rinjve te Rruga e Durrësit në Tiranë. Disa prej protestuesve kanë pësuar irritime dhe dëmtime në fytyrë, veçanërisht në sy. Në këto momente tensioni, disa vajza u janë gjendur pranë të rinjve të prekur, duke u shpëlarë sytë me solucion fiziologjik për t’u lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi lotsjellës. Protesta e sotme shoqërohet me tensione, por me tone më të qeta se dje.