Aktualitet
Pamje të rënda nga protesta para Ministrisë së Arsimit
Protesta para Ministrisë së Arsimit, pamje të rënda, policë që tërheqin një adoleshent

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj. Në pamjet e filmuara, dhjetëra efektivë policie rrethojnë një adoleshent dhe e tërheqin zvarrë në rrugë. Edhe pse protestues të tjerë ndërhyjnë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të riut, efektivët vijojnë ndërhyrjen dhe e marrin atë me forcë, ndërsa ai duket se nuk ka mundësi të reagojë.