Aktualitet
Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë Durrës: Hajdutët e Ramës
Studentë dhe të rinj janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Policisë Durrës për të protestuar kundër një çështjeje.

Studentë dhe të rinj janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, në vijim të protestave që po zhvillohen prej disa ditësh në qytet. Pas grumbullimit, protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, duke brohoritur “Lironi çunat!” dhe “Hajdutët e Ramës!”. Protesta zhvillohet në mbështetje të të rinjve të shoqëruar nga policia gjatë ditës së djeshme dhe asaj të sotme.