Burri plagos bashkëshorten me sqepar në Vaun e Dejës, ajo është në rrezik për jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Fatkeqësisht, ajo është në rrezik për jetën dhe është transportuar në spital.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Vaun e Dejës. Raportohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup. Fatkeqësisht ajo ndodhet në rrezik për jetën.
Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 55-vjeçarja e plagosur është identifikuar si Zina Krajni. Ajo është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.