Protestuesit ulen në tokë para autobotit të ujit pas përplasjeve te Ministrisë së Arsimit
Protestuesit janë ulur në tokë dhe kanë qëndruar në këmbë rreth e rrotull duke bllokuar rrugën përballë një autoboti të ujit dhe trupave të shumta të policisë.

Pas valëve të dhunës, përdorimit të ujit me presion dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga forcat e rendit, situata para Ministrisë së Arsimit ka marrë një trajtë të re qëndrese paqësore por të tensionuar. Të rinjtë dhe protestuesit e pranishëm janë ulur në tokë dhe kanë qëndruar në këmbë rreth e rrotull, duke bllokuar rrugën përballë një autoboti të ujit dhe trupave të shumta të policisë. Përmes thirrjeve të njëzëshme, ata i janë drejtuar efektivëve të policisë me mesazhin: “Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne!”