Krimi brenda familjes: Burri qëllon gruan me sqepar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Shtetasja e dëmtuar, Zina Krajni, është rreth 55 vjeçe dhe është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës.
Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar. Motivet e krimit në familje ende janë të paqarta, por forcat e policisë po vijojnë të hetojnë këtë ngjarje të rëndë për të zbardhur të plotë të gjitha detajet.