Aktualitet
Protestuesit në Elbasan dëmtojnë shtyllat e ndriçimit rrugor dhe infrastrukturën publike
Protestuesit në Elbasan kanë dëmtuar shtyllat e ndriçimit rrugor, semaforë të copëtuar dhe tabela të prishura.
Pamjet e siguruara nga Report TV nga protesta në Elbasan tregojnë dëmtime në rrugë dhe tabela të prishura. Disa protestues shihen duke dëmtuar semaforët dhe shtyllat e ndriçimit rrugor. Gjithashtu shihen kosha mbeturinash të vendosur në mes të rrugës ku ndodhet edhe zjarrfikësja.