Protesta në Tiranë, 56 persona arrestuar dhe 97 të tjerë procedohen
Protesta në Tiranë, 56 persona arrestuar dhe 97 të tjerë procedohen

Protesta në Tiranë, 56 persona arrestuar dhe 97 të tjerë procedohen
Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, 56 persona janë arrestuar dhe 97 të tjerë janë proceduar penalisht për akte të dhunës. Sipas Policisë, gjatë tubimit janë dëmtuar institucione shtetërore, biznese, banka dhe prona publike e private, ndërsa janë djegur edhe automjete të Policisë. Disa pjesëmarrës kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore. Si pasojë e përplasjeve, 24 punonjës policie janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Autoriteteve janë shkatërruar dhe dëmtuar gjithashtu biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.