127 të arrestuar në Tiranë, drejtori i Rendit: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se 127 persona janë arrestuar gjatë 4 ditëve të protestës në Tiranë, ndërsa 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Ziu ka përmendur se kanale dhe grupe komunikimi kanë qenë identifikuar për të shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale dhe thirrje për akte terroriste.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike, tha se deri tani, ne 4 ditë proteste janë arrestuar 127 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë. Ziu tha se strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale dhe thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste. Ai tha se përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Ziu tha se lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste. Ai tha se përdorimi i rrjeteve sociale nëpërmjet llogarive anonime nuk duhet dhe nuk do të lejohet t’i shërbejë rrymave apo shtetasve me prirje terroriste, ekstremiste dhe të dhunshme, brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë aktualisht në një proces hetimor tejet të detajuar dhe konfidencial, për të vlerësuar qëllimet dhe veprimet e tyre destabilizuese, si dhe të rrezikshme për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit. Ziu tha se gjithashtu, Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.