Aktualitet
Protestuesit dhe policët përqafohen në Tiranë, gurët dhe gazi lotsjellës lihen poshtë
Protestuesit dhe policia kanë bërë paqe dhe janë përqafuar, duke lënë mënjanë gurët dhe gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

Ora shënon 13:22 dhe situata para Ministrisë së Arsimit, e cila më herët ishte mes kaosit, përplasjeve, hedhjes së gurëve drejt policisë, tashmë ka një panoramë tjetër. Protestuesit dhe efektivët e policisë kanë bërë ‘paqe’ dhe janë përqafuar, duke lënë mënjanë gurët dhe gazin lotsjellës e ujin me presion. Se sa do të zgjasë ky “armëpushim”, kjo nuk dihet, por në këto momente, situata duket e qetë.