Aktualitet
Enea Bitri në formacionin më të mirë të raundit në Conference League
Enea Bitri është një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen pas ndeshjeve të këtij raundi në Conference League.

Futbollisti i Egnatias regjistroi notën 8.6, duke u renditur si lojtari me vlerësimin më të lartë në skuadrën e tij. Një vlerësim që pasqyron paraqitjen e tij në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, ku Egnatia barazoi 1-1 ndaj ekipit danez. Për klubin shqiptar, ky rezultat shënoi një nisje pozitive në fazën e ligës së kompeticionit europian.