Aktualitet
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës dhe drejt Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur një marshim në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, pas tensioneve dhe dialogut me kordonin e policisë.

Protestuesit kanë nisur një marshim në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, pas tensioneve dhe dialogut me kordonin e policisë. Turma masive e protestuesve është larguar nga Rruga e Durrësit dhe sot është në rrugët e qytetit, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë. Lëvizja e turmës po vijon mes thirrjeve dhe mobilizimit të qytetarëve, ndërkohë që forcat e rendit po ndjekin situatën përgjatë itinerarit të marshimit.