Aktualitet
Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë dhe FNSH
Protestuesit janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt bulevardit.

Protestuesit kanë zhvendosur drejt Kryeministrisë dhe FNSH, pasi ishin larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë marshimit, ata kanë vënë flakën njërës prej dyerve të Ministrisë së Ekonomisë. Policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar afrimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë.