Ekonomi
Bizneset në Tiranë përballen me ankthin e sulmeve të protestuesve
Bizneset në Tiranë janë në qendër të sulmeve të protestuesve të dhunshëm gjatë këtyre 4 ditëve të tubimeve.
Bizneset në Tiranë kanë qenë në qendër të sulmeve të protestuesve të dhunshëm, gjatë këtyre 4 ditëve të tubimeve. Të përballur me agresion të vazhdueshëm nga njerëz të maskuar, një pjesë e bizneseve kanë ulur qepenët dhe kanë ngjitur tabela nëpër dyer ku përgjithësisht shkruhet: 'jemi me ju, mos na dëmtoni bizneset'.