Ministri Demo: Policia është tejkaluar kompetencat, dy efektivë pezulluar
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar për raste të dhunës së ushtruar nga efektivë të Policisë shtetërore gjatë protestave të fundit. Ai ka njoftuar se dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra pas verifikimeve të kërkuara nga strukturat përkatëse.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas rasteve të dhunës së ushtruar nga efektivë të Policisë shtetërore gjatë protestave të fundit. Ai ka njoftuar se dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra pas verifikimeve të kërkuara nga strukturat përkatëse.
Demo ka theksuar se Policia e Shtetit është përballur me një situatë të vështirë gjatë protestave të fundit, duke akuzuar organizatorët e protestave se kanë nxitur militantë dhe të mitur drejt akteve të dhunshme ndaj policisë, institucioneve, bizneseve dhe pronës private.
Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe brenda kufijve të përcaktuar nga ligji. Ai ka theksuar se çdo shkelje e konstatuar nga punonjësit e policisë do të hetohet dhe do të marrë ndëshkimin e merituar.
Demo ka shtuar se profesionalizmi i Policisë shtetërore nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe me respektimin e ligjit dhe dinjitetin e çdo qytetari. Ai ka kërkuar që prindërit të të miturve që marrin pjesë në protesta të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të përfshihen në akte dhune.
Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme ka siguruar qytetarët se rendi dhe siguria publike do të garantohen, ndërsa ka përsëritur se çdo shkelje e ligjit, përfshirë ato të kryera nga punonjësit e policisë, do të trajtohet sipas procedurave ligjore.