TENSIONET TE KRYEMINISTRIASË
Protestuesit kanë sulmuar efektivët me gurë dhe pllaka, ndërsa policia i përgjigjet me gaz dhe ujë.

Protestuesit kanë sulmuar efektivët me gurë dhe pllaka, ndërsa policia i përgjigjet me gaz dhe ujë.
Protesta është nisur te Kryeministria dhe ka nisur tensionin me policinë. Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë drejt policisë. Efektivët nga ana tjetër përgjigjen me lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës. Policia tenton të shtyjë përpara për t’i spostuar më tej protestuesit, që tërhiqen për disa momente prej gazit dhe më pas kthehen sërish në sulm. Një pjesë e policëve shihen të fshehur pas makinave ujëhedhëse. Teksa civilët qëndrojnë gjithnjë gati për të përfituar dhe për të bërë arrestime.